KRYEFAQJA » LAJME » Në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese nisin bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë
Delimitimi i zonave detare, Greqia dhe Shqipëria vazhdojnë bisedimet

Në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese nisin bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë

Zyrtarë nga Shqipëria dhe Greqia kanë zhvilluar sot në Tiranë raundin e parë të bisedimeve për përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Lajmi fillimisht u dha nga Ministria e Jashtme e Greqisë në faqen e saj zyrtare në internet, dhe më pas u konfirmua edhe nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë. Teksi i njoftimeve ishte gati i njëjtë. “Sot me datë 30 prill u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”. Sipas njoftimeve raundi i dytë i bisedimeve pritet të zhvillohet në Greqi. Veç ligjit për hapsirën detare, temat të pritshme në bisedimet dy palëshe pritet të jenë edhe ligji i luftës  që është në fuqi ne Greqi, “Çështja çame”, varrezat e ushtarëve grekë dhe  minoriteti grek në Shqipëri, por edhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Sicred