KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në muzeun Van Gogh zbulohet një vepër e rrallë e Munch

Në muzeun Van Gogh zbulohet një vepër e rrallë e Munch

Muzeu i Van Gogh në Amsterdam zbuloi një vepër të rrallë të Edvard Munch, një bashkëkohës i Vinsent van Gog, portretin unik të realizuar nga artisti norvegjez, ekspozuar në Holandë. “Vepra “Portreti i Feliks Auerbah”, pikturuar nga Munch në vitin 1906, është një blerje e re e muzeut. Sipas  drejtorit, Aksel Ruger, i cili nuk zbuloi shumen e blerjes, ky eshtë i vetmi portret i realizuar nga Munch në një koleksion holandez. 74 vjet pas vdekjes së Munch, piktura u vendos në këtë muze që ka tërhequr numër rekord prej 2,26 milionë vizitorësh, vitin e kaluar duke e kthyer në një prej atraksioneve më popullore të Holandës. Portreti i fizikantit të njohur gjerman, Feliks Auerbach iu kërkua Munch në vitin 1906, kur ky shkencëtar ishte profesor në Universitetin e Jenas, që ndodhet në pjesën qendrore të Gjermanisë. Në këtë pikturë shihet në Auerbach i sigurt në vetvete, me vështrimin e fiksuar, një cigare në dorë, në një sfond të kuq. “Vepra është konsideruar si një prej portreteve më të mira të realizuara nga Munch në fillim të shekullit të XX”.

Sicred