KRYEFAQJA » LAJME » Në Kukës dhe Korçë nis bora
Në Kukës dhe Korçë nis bora

Në Kukës dhe Korçë nis bora

Në orët e para të mëngjesit të së hënës reshjet e borës kanë nisur në verilindje të Shqipërisë në lartësinë mbi 600 metra. Stacioni Ushtarak Meteorologjik Kukës bën të ditur se reshjet kanë qenë me intesitet mesatar. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 4 cm deri në 20 cm, në rajonin e Tunelit Kalimash dhe Valbonë. Temperatura më e ulet ka shënuar 1 grade, duke shmangur kështu dhe ngricat në rrugë. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e ketij qarku aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Për mbajtjen hapur të rrugeve janë vënë në punë 22 borëpastruese dhe 1 fadromë. Deri tani në këtë qark nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike apo ujë. Në Korçë, siç njoftohemi nga gazetarët tanë atje, reshjet e borës sapo kanë nisur.

Sicred