KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Në kërkim të përgjigjes “Çfarë ishte duke bërë kur diktatori vdiq?”

Në kërkim të përgjigjes “Çfarë ishte duke bërë kur diktatori vdiq?”

“Çfarë ke qënë duke bërë kur diktatori vdiq?” Nën këtë titull provokues artisti Ilir Kaso çel ekspozitën vetjake në Galerinë Zeta në kryeqytet. Ndërsa pret që para syve të dalin imazhe të prillit të vitit 1985 kur vdiq diktatori Enver Hoxha, të rradhëve të gjata që prisnin për homazhe, shoqëruar me të qara e të bërtitura, ajo çka të ofrohet është krejt tjetër gjë. Artisti Ilir Kaso i ka sjellë ato momente përmes riciklimit të gazetave, afisheve, posterave dhe vendosjes mbi to të ndonjë elementi që e lidh me periudhën e diktatures siç është ylli me pesë cepa, apo diçka tjetër. Ekspozita shoqërohet në sfond nga disa intervista të njerëzve të njohur të artistit, të cilët tregojnë gjithsecili se ku ishin dhe si e përjetuan vdekjen e diktatorit. “Kërkoj që të di më shumë për ditën kur diktatori vdiq, sesi ajo ndërpreu jetët e njerëzve dhe se çfarë ato kanë qënë duke bërë gjatë momentit kur morën vesh lajmin. Kjo më intereson më tepër për të kuptuar sesi në të pandërgjegjshmen tonë ky lajm ka vepruar dhe sesi vazhdojmë e jetojmë edhe në ditët e sotme” tha artisti Ilir Kaso.

Ajo që mbyll ciklin e ekspozites është një faqe muri ku mbi gazetat e ricikluara është punuar me grafikë vendosja e dy dyarve në formën e matjes së pulsit, që simbolizon fundin e tij. “Në një teknikë që ka qënë teknikë për të shumfishuar imazhin apo për ta përdorur qoftë edhe për propagandën që është teknika e përdorur në shtyp dhe momenti kur unë sintetizoj vdekjen e diktatorit është matja e pulsit. Ktë e kthej si një logo ku ndërhyn më pas me bojë të zezë ndërhyn në jetët e atyre njerëzve dhe në ato momentet e vgla të padukshme ato historitë e tyre në thojza të vogla gjithmonë” shtoi Ilir Kaso. Ekspozita e artistit Ilir Kaso, njëkohësisht pedagog në Akademinë e Arteve, do të qëndroje e hapur deri me 5 prill.

Sicred