KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Goutan Lindore vazhdojnë luftimet
Në Goutan Lindore vazhdojnë luftimet

Në Goutan Lindore vazhdojnë luftimet

Në enklavën e Goutas Lindore në Siri vazhdojnë luftimet dhe vrasjet, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim. Sipas zëdhënëses se Departamentit Amerikan të Shtetit, regjimi sirian dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë vazhdojnë të sulmojnë Goutan Lindore. “Përdorimi i gazit të klorit si armë, vetëm se rrit mjerimin e popullsisë civile”, tha zëdhënësja, duke iu referuar dyshimeve se ushtria siriane ka kryer një sulm kimik në Goutan Lindore, në fundjavë. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha të hënën se presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar “pauzë 5-oreshe humanitare” në Gouta. Shoigu tha se korridori humanitar do të hapet për t’iu mundësuar civilëve të largohen nga zona e luftimeve. Vendimi erdhi pas një jave bombardimesh intensive në Goutan Lindore, ku, sipas aktivistëve, kanë mbetur të vrarë mbi 500 persona. Gouta Lindore është zona e fundit e madhe që ka mbetur nën kontrollin e rebelëve në Siri. Rreth 400,000 banore jetojnë në këtë enklavë, e cila është nën rrethim qe prej vitit 2013.

Sicred