KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Në ekranin e RTSH-së, në sezonin e ri
Foto nga: Bevis Fusha

Në ekranin e RTSH-së, në sezonin e ri

“Artes”, një emision i përjavshëm për kulturën dhe artet i përgatitur dhe i drejtuar nga gazetarja Elsa Demo, trajton fushat e teatrit, kinemasë, letrave, arkitekturës, artit bashkëkohor dhe atij skenik.

I menduar herë në formën e debatit mes qëndrimeve të ndryshme në studio, e herë në formën e diskutimit dhe analizës kokë më kokë, në rreth 45-55 minuta, me njohës të mirë dhe protagonistë të skenës kulturore.

“Artes” synon të ndjekë me dinamizëm zhvillimet e aktualitetit dhe të përpunojë një reflektim më të thelluar të atyre zhvillimeve dhe fenomeneve të shtrira në kohë.

“Artes” dëshiron t’iu bëjë jehonë botës kulturore në Kosovë, artistëve të huaj dhe ngjarjeve ndërkombëtare që kalojnë në Shqipëri.

Së shpejti në RTSH1.

Sicred