KRYEFAQJA » LAJME » Në Egjipt, të gjithë duan një pjesë të Salahut të Liverpulit
Në terrenin e tij në Egjipt, të gjithë duan një pjesë të Salahut të Liverpulit

Në Egjipt, të gjithë duan një pjesë të Salahut të Liverpulit

Deklarata patriotike, reklama të ndezura dhe një fushatë kundër drogës. Të gjitha këto fushata kanë në vend të parë pamjen e futbollistit të Liverpulit, Mohamed Salah. Në vendin e tij të lindjes, në Egjipt të gjithë e dëshirojnë atë. Salah është bërë mjaft i rëndësishëm, aq sa zyrtarët e lartë egjiptianë i referohen gjithnjë e më shumë lojtarit, megjithëse ky i fundit ka qenë mjaft i kujdesshëm ndaj politikës. Madje zëdhënësi i ministrisë së jashtme Ahmed Abu Zeid shkoi aq larg sa ta quante atë “një ikonë”. Salah “Faraoni” përfaqëson një mundësi për vendin e tij që të përmirësojë imazhin e tij ndërkombëtar pas trazirave të vitit 2011 që përmbysën sundimtarin e vjetër Hosni Mubarak. Nga fshati modest i Nagrig në deltën e Nilit, fama e Salah është ngjitur lart pas kalimit në Angli nga Roma. Madje ai është duke sfiduar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për Topin e Artë 2018. Salah gjithashtu u bë hero kombëtar për rolin e tij udhëheqës në ndihmën e Egjiptit për t’u kualifikuar për Kupën e Botës për herë të parë në 28 vjet. Botërori i Rusisë fillon më 14 qershor në Rusi dhe sytë e të gjithë egjiptianëve pritet të jenë mbi të.

Sicred