KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Në Durrës nisin Netët e Muzikës Shqiptare

Në Durrës nisin Netët e Muzikës Shqiptare

Bienalja Netët e Muzikës Shqiptare, një aktivitet që daton në vitin 2003, ngre të martën siparin në qytetin e Durrësit. Për tetë ditë me radhë  instrumentistë shqiptarë dhe të huaj, do të sjellin vepra artistike që datojnë që nga shekulli i 15-të e deri në ditët tona.
Me drejtues artistik violinistin e mirënjohur Florian Vlashi dhe drejtues të përgjithshëm kompozitorin e njohu Haig Zaharian, çdo natë e këtij festivali ka tematikën e saj. Organizatorët përmendin natën e muzikës baroke, klasike, pianistike, asaj jashtë sallave, nata e muzikës shqiptare apo dhe konkursin “Yjet e rinj”.
Një nga netët e bienales do t’i dedikohet humanistes së famshme me origjinë shqiptare “Nënë Tereza”. Tekstet e famshme të shkruara nga shenjtorja shqiptare do të Shoqërohen me muzikën e zgjedhur të Hajdenit. Artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin koncertet e kësaj ngjarjeje muzikore në hollin e qendrës kulturore Aleksandër Moisiu, katedralen Shën Luçia, mjediset e amfiteatrit, muzeut arkeologjik apo dhe në ambientet e Galerisë Jozef.

Sicred