KRYEFAQJA » LAJME » Në “Ditën Ndërkombëtarë të Moshuarve”, Bashkia e Tiranës ka shtruar një drekë në qendrat e saj sociale
dita e te moshuareve

Në “Ditën Ndërkombëtarë të Moshuarve”, Bashkia e Tiranës ka shtruar një drekë në qendrat e saj sociale

Në “Ditën Ndërkombëtarë të Moshuarve”, Bashkia e Tiranës ka shtruar një drekë të veçantë në qendrat e saj sociale për të gjithë të moshuarit që ndodhen në vështirësi ekonomike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë në qendrën sociale në Bulevardin “Zogu I”, nga ku është shprehur se “krahas përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës një vëmendje do t’i kushtohet edhe mbështetjes së moshës së tretë, që do të thotë respekt e mirënjohje për këdo që ka dhënë kontribute, e që e ka kaluar gjithë jetën në shërbim të vendit”. Bashkia këtë vit ka parashikuar të ndërtojë edhe 50 kënde të tjerë lojërash, në të cilat do të projektohen edhe kënde për të moshuarit, tavolinë ku luhet shah, domino, edhe më shumë hapësira sidomos mes pallateve për të kaluar kohën në natyrë. Në kryeqytet janë ndërtuar disa qendra sociale të cilat u shërbejnë çdo ditë njerëzve në nevojë, si dhe të moshës së tretë. Gjatë këtyre dy viteve, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë edhe nismën “Kafe me gjyshin”.

Sicred