KRYEFAQJA » LAJME » Në ditën europiane të parqeve/BE, 300 mijë euro për qendrat e vizitorëve në Shqipëri

Në ditën europiane të parqeve/BE, 300 mijë euro për qendrat e vizitorëve në Shqipëri

Dita Evropiane e Parqeve është festuar në parkun Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanic, parku më i madh në vend. Me këtë rast është përuruar edhe ndërtimi i katit të dytë të Qendrës së Vizitorëve, që në këtë park funksionon prej dy vitesh, e që ka kushtuar 5 mijë euro, financuar nga BE. Por Bashkimi Europian ka investuar rreth 300 mijë euro për ngritjen e 10 qendrave për vizitorë apo zyra të ADZM në zona të mbrojtura duke i arreduar, duke kryer sistemimin e zonave përreth, duke i pajisur me panele diellore. Qendrat e Vizitorëve të ngritura vitet e fundit pranë parqeve kombëtare, përveç informimit të turistëve vendas dhe të huaj ofrojnë edhe guida natyrore dhe kulturore, si ecje me këmbë, me biçikleta, shëtitje me varkë, apo sporte të ndryshme.

Sicred