KRYEFAQJA » LAJME » Në 7 muaj mbi 3 milion turistë zgjodhën Shqipërinë

Në 7 muaj mbi 3 milion turistë zgjodhën Shqipërinë

Në një tryezë me përfaqësues të institucioneve perkatëse në mbarëvajtjen e sezonit turistik ministri i mjedisit Blendi Klosi tha se në 7 muaj të monitoruar numri i pushuesve në plazhet tona është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Ndër të tjera Klosi theksoi se janë hapur 25 qendra shëndetësore. Vasilika Vjero, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve tha sot se, janë 15 mijë të punësuar në sektorin e turizmit, kryesisht në zonat bregdetare të vendit. Turizmi është kthyer tashmë një nga sektorët më të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë shqiptare me impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e punësimit e të të ardhurave.

Sicred