KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Në 3 muajt e parë të 2017 , 8 % investime të huaja më shumë

Në 3 muajt e parë të 2017 , 8 % investime të huaja më shumë

Investimet e huaja në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit 2017 arritën në 168 milionë euro , duke u rritur me 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat janë zyrtare nga banka e Shqipërisë prurjet valutore në formën e investimeve direkte janë të përqendruara në sektorin e energjetikës me rreth 41%, hidrokarbureve 37%, e ndërmjetësimit financiar 6%. Ndërkohë që rritja më e madhe e fluksit vërehet në sektorin e energjetikës. Në terma vjetorë, injektimi me kapital u zgjerua ndjeshëm në masën 50%. Dy vitet e fundit investimet e huaja janë ndikuar ndjeshëm nga punimet për gazsjellësin TAP dhe ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Devoll. Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikimin në afatin e mesëm. Nga ana tjetër edhe investimet në sektorin e hidrokarbureve janë të varura nga bursat ndërkombëtare. Rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri e konfirmon dhe Raporti Botëror për Investimet. Sipas Raportit Shqipëria një thithëse e investimeve të huaja, sidomos vërehet se është rritur interesi nga investitorë kineze. Janë 12 kompani kineze që kanë treguar interes në projektet e ndërtimit të rrugëve, në kërkimin e burimeve natyrore vetëm një kompani kineze bleu të drejtat për kontrollin e dy fushave naftëmbajtëse shqiptare me vlerë 422 milionë dollarë, si dhe kanë fituar konçesionin e Aeroportit Nënë Tereza.

Sicred