KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Në 2018, 10% më shumë struktura akomoduese

Në 2018, 10% më shumë struktura akomoduese

Kërkojmë që të rritet numri i turistëve dhe ai po rritet, por kapacitetet tona të hoteleve nuk i përshtaten lobimit që po bëhet për vendin tonë e shtimit të kuriozitetit të të huajve për të na zbuluar. Nëse numri i vizitorëve në Shqipëri llogaritet mbi 5,1 milion për vitin 2017 8,1 % më shumë në krahasim një vit më parë, strukturat tona akomoduese janë vetëm: 3791. Me 28,680 dhoma dhe 66,794 shtretër, gati 8 herë më pak se numri i vizitorëve. “Mendoj se nevoja e tanishme është studimi sa më i shpejtë për një strategji dinamike për të studiuar zonat për zhvillim. Këtë vit kemi hyrje shumë interesante që është tregues suedez Apollos dhe kjo e bën kapacitetin dhe mundësinë e ofertës pak a shumë të vështirë” tha Enver Mehmeti Turoperator turistik. Ndërkohë, Shqipëria ka më shumë hotele të vogla e fare pak resorte. Resortet llogaritet që zënë vetëm 1% të totalit të strukturave akomoduese. Tashmë që janë drejt përfundimit disa resorte në plazhin e Durrësit apo Rivierën Shqiptare, sa mund të rriten në tërësi për këtë vit strukturat tona akomoduese? “Do të ketë një rritje mbi masën 10% të kapaciteteve mbi atë ekzistuese. Shpresojmë që së shpejti ndikimin pozitiv do e ketë paketa e re fiskale për krijimin e hapsirave dhe akomodimeve të reja siç u miratua plani për alpet do të donim të krijonim hapësira të reja apo të shtonim struktura të reja në zonat malore”. Në pritje të ndërtimit të resorteve të reja falë përjashtimit nga taksat për 10 vjet për investitorët strategjikë, na mbetet të shtrëngojmë e përdorim fort dhe mirë këto struktura që kemi!

Sicred