KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshon projeksioni, PS dhe LSI ulen, PD dhe PDIU ngjiten
Ndryshon projeksioni, PS dhe LSI ulen, PD dhe PDIU ngjiten

Ndryshon projeksioni, PS dhe LSI ulen, PD dhe PDIU ngjiten

Kanë ndryshuar shifrat e shpërndarjes së mandateve pas përpunimit të 58.04 përqind të qendrave të votimit. PS ka zbritur në 74 mandate, PD është ngjitur në 43 mandatate, ndërsa LSI ka zbritur në 18 mandate. Rritje ka shënuar edhe PDIU në 4 mandate, ndërsa PSD ka ende 1 mandat. Këto ndryshime reflektohen edhe në përqindjet e votave që ka çdo parti. Numërimi ende vazhdon.
KQZ ka lajmëruar komisionerët se numërimi i votave duhet të mbarojë deri në orën 22. “Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit” paralajmëroi zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj.

Sicred