KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ndryshon paketa fiskale, komisionet ndërhyjnë në projektligjet e qeverisë
Ndryshon paketa fiskale, komisionet ndërhyjnë në projektligjet e qeverisë

Ndryshon paketa fiskale, komisionet ndërhyjnë në projektligjet e qeverisë

Nuk ka asgjë të fiksuar njeherë e mirë në paketën fiskale të qeverisë për vitin 2018. Kanë qënë deputetët e maxhorancës, që, në ndryshim nga opozita, kanë kërkuar vetë ata përmirësime në taksat e reja. Do të përfitojnë nga propozimet e reja pensionistët e vetëm, që nuk kanë asnjë lloj mbështetje finananciare, veç pensionit, të cilët nuk do të paguajnë taksën e re të ndërtesës si dhe familjet me ndihmë ekonomike, për të cilat qeveria ka marrë përsipër të mos grumbullojë asnjë taksë. Përfitimi i takon kështu rreth 33-36 përqind të stokut të ndërtesave që taksohen. Kategoritë e tjera në nevojë nuk përfitojnë drejtpërdrejt, por bashkitë mund të vendosin për përjashtimin ose jo të tyre.
Një propozim i papritur i Ministrit të Financave, Ahmetaj, ka kërkuar rritjen e taksës së ndërtesës për kategorinë “ndërtesë për veprimtari ekonomike”, nga 0.15 në 0,20 e çmimit për metër katror. Ndryshimi i kërkuar është miratuar vetëm nga votat e maxhorancës, sepse opozita ishte larguar ndërkohë nga komisioni kuvendor.
Ndryshime të tjera kanë pasuar edhe një sërë ligjesh të tjera. Nuk do të përfitojë lehtësim në TVSH asnjë prej sipërmarrjeve të biznesit që posedon sot hotel me 4 apo 5 yje. Lehtësinë e përfitojnë vetëm investorët e rinj në turizëm, vendas apo të huaj, me kusht që ndërtimi i tyre të jetë “brand name”, pra markë e çertifikuar në fushën turistike. TVSH 6 përqind në shërbime nuk e përfitojnë hotelet me 4 yje, si në projektin fillestar, por vetëm ata me pesë yje. Ndryshimi është bërë pas miratimit në parim të projektligjeve në seancë plenare.
Por ndryshimet lehtësuese në turizëm nuk mund të miratohen sa kohë duhet të miratohen ndryshimet në ligjin e turizmit, ndryshime që kanë shkuar në komisione pas miratimit të draftit të paketës fiskale.

Sicred