KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshon moti, kujdes nga përmbytjet, por edhe i ftohti

Ndryshon moti, kujdes nga përmbytjet, por edhe i ftohti

Në Shqipëri Emergjencat Civile janë vënë në gadishmëri në të gjithë vendin, për të përballuar situata të pritshme përmbytjesh pas paralajmërimeve të Institutit të Gjeoshkencave për reshje të dendura shiu përgjatë datave 30 nëntor – 4 dhjetor. Meteorologia Rezarta Xhakollari thotë se sipas parashikimeve përgjatë këtyre diteve priten reshje dhe erëra me intensitet të larte pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa, çka mund të shkaktojnë edhe përmbytje. “Nesër nisin rreshjet e para të shiut në veriperëndim të vendit dhe në mesditë do të intensifikohen edhe në zonën qëndrore” thotë meteorologia Xhakollari. Sipas saj intensitetin më të lartë rreshjet do ta shënojnë në qytetet e Shkodrës, Lezhës dhe Durrësit, ku do ti kalojnë mbi 80 mm.
Por meteorologia Xhakollari lajmëron ndërkohë se lumenj si ai i Vjosës do të kenë prurje të medha uji të cilat mund të dalin nga shtrati. “Do të ketë edhe një erë të vrullshme e cila do ti kalojë 20-30 m/sek, e cila mund të kategorizohet edhe si ciklon” thotë më tek ajo.
Por ditët në vijim nuk do të sjellin vetëm reshje shiu. “Të enjten do të kemi rritje temperaturash, me 5-6 gradë dhe vlera më e lartë do të shkojë 20 gradë” thotë meteorologia Rezarta Xhakollari. “Por, shton ajo, nga dita e premte dhe e shtunë do të rikthehen reshjet e borës me intensitet në verilindje, çka do të sjellin dhe rënie e të temperaturave”.
Reshjet priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).
Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora pasi ka mundësi të lartë për përmbytjeje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së premte – thuhet ne njoftimin e institutit te Gjeoshkences.
Perballe kesaj situate te pritshme meteorologjike Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka udhëzuar në mënyrë të veçantë të gjithë Prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Sicred