KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshon ligji: Ish të burgosurve në miniera, një vit burg do tu njihet si dy vite pune
Ndryshon ligji: Ish të burgosurve në miniera, një vit burg do tu njihet si dy vite pune

Ndryshon ligji: Ish të burgosurve në miniera, një vit burg do tu njihet si dy vite pune

Për ish të përndjekurit politikë që kanë punuar në minierë, një vit burg do tu njihet si dy vite pune. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë një video interpelance me disa ish të burgosur politikë. “Do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra, një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve” tha zoti Ahmetaj. Sipas ministrit janë 264 vetë që përfitojnë nga ndryshimi i këtij ligjit. “Nuk do shkoni nëpër dyer të ministrive, por njohja tani është automatike. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të marrë parasysh automatikisht vitet e burgut” premtoi ministri Ahmetaj. Ligji do të hyjë në fuqi pas afro 2 muajsh për shkak të procedurave parlamentare.

Sicred