KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshimet në Kodin Penal, rrezikohet ekstradimi i të dënuarve në mungesë

Ndryshimet në Kodin Penal, rrezikohet ekstradimi i të dënuarve në mungesë

Alket Hatija pritet ti shpëtojë ekstradimit të tij në Itali, në rast se gjykata Italiane nuk pranon të rishikojë dënimin ndaj tij dhënë në mungesë me 20 vite burg. Ai është personi më i kërkuar nga shteti fqinjë në lidhje me sasitë e mëdha të drogave të forta të trafikuara. Por ndryshimet e fundit në Kodin e Proçedurës Penale, të cilat kanë hyrë në fuqi që prej 1 gushtit , duket se do vënë në rrezik ekstradimin e çdo shtetasi shqiptarë që është dënuar në mungesë nga një shtet i huaj. Konkretisht neni 491, shkronja f, ju lë të hapur gjykatave mundësinë të refuzojë kërkesat për ekstradim të atyre shtetasve të dënuar në mungesë, në rast se shteti kërkues nuk përcjell garanci për rishikim të vendimit. Për këtë arsye, ministri i dorëhequr i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë Italiane një shkresë ku kërkon garanci për shtetasit që do të ekstradohen, ashtu siç e kerkojnë ndryshimet në Kodin e Proçedurës Penale. Garanci që sipas tij do të thotë pohim se di të rishikojnë vendimet e shpallura në mungesë të të pandehurve. Por ndryshimet e pjesshme në Kodin e Proçedurës Penale të cilat kanë hyrë në fuqi që prej 1 Gushtit, duket se do të vënë në rrezik të drejtën e ekstradimit të çdo shtetasi shqiptarë që është dënuar në mungesë nga një shtet i huaj. Më hërët me fondet e shtetit Italian u ndërtua burgu i Peqinit. me qëllim sjelljen e të dënuarve shqiptarë që mbahen në burgjet italianle, marrveshje kjo ende e pazbatuar nga shteti ynë.

Sicred