KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ndryshimet e paketës fiskale diskutohen në seancën plenare

Ndryshimet e paketës fiskale diskutohen në seancën plenare

Ndryshimet në paketën fiskale janë quajtur paketë solidariteti nga ministri i financave Arben Ahmetaj gjatë seancës së sotme plenare. Kjo pasi sipas ministrit siguron mbështetjen e vazhdueshme për sipërmarrjen dhe garantimin e rritjes së qëndrueshme të tyre. Ndryshimet propozojne ngritjen e tavanit nga 8 milion në 14 milion dhe zbret tatimin fitimin nga 15 % në 5%. Gjithashtu për bujqësinë ul normën e tatim fitimit për çdo fermer që inkuadrohet në bashkëpunime me fermerë të tjerë. Ulje taksash ka edhe për agroturizmin ulet tatim fitim nga 15 % në 5 % dhe ulje peson edhe tvsh për akomodimin dhe ushqimin për këtë sektor që shkon nga 20 % deri në 6 %.

Gjithashtu ministri hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës për rritje çmimesh. Këto ndërhyrje vijnë ne sektorë që do të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha deklaroi ministri Ahmetaj .

Sicred