KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshime të reja në policinë e shtetit

Ndryshime të reja në policinë e shtetit

Pas shkarkimeve të drejtorëve të policisë në qarqe, të tjera lëvizje janë bërë në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako ka firmosur ndryshimet e shefave të komisariateve në të gjithë vendin. Në sy bie largimi i zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës dhe atij të Policisë Rrugore në kryeqytet. Shkarkimit nuk i ka shpëtuar as shefi i komisaritait të Rinasit. Edhe disa komisariate të kryeqytetit janë prekur nga lëvizjet e fundit. Ndryshimet janë bërë edhe në qytetet Elbasa, Shijak, Pogradec, Librazhd, Gramsh, Peqin, Sarandë, Fier, Vlorë, Shkodër, Mallakastër. Sipas policisë ndryshimet synojnë t’i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Sicred