KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshime të reja në drejtimin e burgjeve
Ndryshime të reja në drejtimin e burgjeve

Ndryshime të reja në drejtimin e burgjeve

Zhvillime të reja në drejtorinë e burgjeve. Vetëm pak orë pas shkarkimit të tetë drejtuesve të disa prej burgjeve kryesore të burgjeve shqiptare, Drejtori i përgjithshëm i këti institucioni Arben Çuko, ka prezantuar drejtuesit e rinj të përkohshëm, apo siç parapëlqehet të quhen drejtorët e komanduar. Ata janë nëntë zyrtarë të lartë të sistemit penitenciar shqiptar. Mes tyre është edhe një zyrtare, Jetmira Sula, e cila do të drejtojë burgun e grave në Tiranë. Zyratrët e komanduar do të qëndrojnë në detyrë derisa të shpallen fituesit që do t’i nënshtrohen një konkurimi për 23 poste drejtuese.

Operacioni i shkarkimeve i një dite më parë i ndërmarrë nga ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj, u bë me motivacionin për shpërdorim detyre,  persona me precedentë penale, apo edhe të dënuar. Disa prej të shkarkuarve do të procedohen penalisht. Duke shpallur zyrtarisht garën për 23 drejtues burgjesh në rang vendi, zonja Gjonaj tha se “Do të nisë një frymë e re e emërimit në burgje” dhe më tej se “Nuk do të lejojmë ndërhyrjen e asnjë politikani në këtë sistem delikat”.

Mbipopullimi, dhuna dhe sëmundjet, duket se janë problemet më të mprehta për burgjet shqiptare. Aktualisht numri i të dënuarve në qelitë e paraburgimit dhe burgimit në Shqipëri është 5700 persona, ndërsa kapaciteti i tyre është për maksimumi 5400 persona.

Sicred