KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshime në SHISH, dorëhiqet Visho Ajazi, Rama propozon Helidon Bendo
Ndryshime në SHISH, dorëhiqet Visho Ajazi, Rama propozon Helidon Bendo

Ndryshime në SHISH, dorëhiqet Visho Ajazi, Rama propozon Helidon Bendo

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës Ilir Meta, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.  Visho Ajazi Lika, mbajti detyrën e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror shqiptar për 5 vite, që prej 2012, kur u propozua në këtë detyrë nga ish kryeministri Sali Berisha. Zëvëndësuesi i tij Helidon Bendo, që prej një viti, me propozim të kryeministrit Rama dhe dekret të ish presidentin Nishani, mban detyrën e zv/drejtorit të SHISH. Më herët zoti Bendo, ka mbajtur poste të larta drejtuese në hierarkinë e shërbimit sekret shqiptar. I lindur në Korçë në vitin 1971, ai është diplomuar në shkenca ekzakte dhe që prej 21 vitesh kontribuon për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Sicred