KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshime në qeveri, ikën Manjani vjen Vasili
Qeveria, ikën Manjani vjen Vasili

Ndryshime në qeveri, ikën Manjani vjen Vasili

Kryeministri Edi Rama ka firmosur të hënën lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të  Petrit Vasilit. Lajmi bëhet e ditur nga zyra e shtypit e kryeministrisë, ndërsa ky propozim i është përcjellë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Më herët, Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama  i cili zgjati më shumë se 40 minuta. Pas takimit me kryeministrin, kreu i Kuvendit, Ilir Meta thirri në takim kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe atë të Integrimit, Klajda Gjosha. Zoti Manjani kishte zëvendësuar më parë në këtë detyrë Nasip Naçon. Ende nuk ka asnjë motivacion lidhur me këtë zëvendësim.

Sicred