KRYEFAQJA » LAJME » Ndreu: Përtej Evropës, Kamza synon mbijetesën
Ndreu, Përtej Evropës, Kamza synon mbijetesën

Ndreu: Përtej Evropës, Kamza synon mbijetesën

Një skuadër e ardhur nga niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria e Parë, por që po përfaqësohet denjësisht në edhe  Kategorisë Superiore, ku mban vendin e 4-t në renditje, me 32 pikë dhe është në valle për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm. Kjo është Kamza e këtij sezoni, por që për trajnerin e saj, Ramadan Ndreu, nuk ishte një e papritur. Duke folur të martën për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Ndreu zbulon edhe sekretin e kësaj arritjeje. Në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kamza pret në fushën e saj Teutën e vendit të parafundit, por trajneri krutan këmbëngul se kjo është një përballje me një rival të drejtpërdrejtë për mbijetesë. Takimi Kamza-Teuta do të luhet të shtunën pasdreke, duke nisur nga ora 14:00, në Stadiumin e Kamzës.

Sicred