KRYEFAQJA » LAJME » Ndotjet e frikshme të lumit të Ishmit
Ndotjet e frikshme të lumit të Ishmit

Ndotjet e frikshme të lumit të Ishmit

Lumi Ishëm që përshkon rrethet Tiranë, Krujë dhe Durrës vazhdon të jetë baseni me ndotjen më katastrofike në vend. Prej më shumë se 20 vitesh ndotja bëhet më e madhe, edhe pse banorët të cilët jetojnë përanës Ishmit, kanë ngritur shqetësimin për këtë plagë mjedisore. Ata shprehen se rreziku i kontaminimit të produkteve bujqësore rrezikon jo vetëm jetën e tyre por të gjithë qyteteve që lumi përshkon, sepse ujrat e Ishmit me mbetje toksike, kanë depërtuar në tokat e tyre. Përfaqësuesit Ministrive të mjedisit, apo edhe ministrat e Mjedisit, kanë premtuar me dhjetra herë se kjo gjendje nuk do të tolerohet por duket se çdo deklaratë e tyre ka mbetur në nivelin e retorikës duke ua atribuar faturën e ndotjes bashkive. Ishmi sot përbën një rrezik për transmetimin e sëmundjeve që sipas mjekësisë janë të pashërueshme. Kjo vërtetohet edhe nga kampionët e analizuar të ujit të ndotur nga mbetjet kimike dhe bakterologjike. Një argument më shumë që e përfocon këtë tezë është mungësa gati e të gjitha llojeve të qenieve të gjalla që e popullonin dikur këtë lumë.

Sicred