KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndotja në Kinë: Ndizet “alarmi i kuq kombëtar”

Ndotja në Kinë: Ndizet “alarmi i kuq kombëtar”

Një stuhi e fuqishme pluhuri ka gllabëruar Kinën veriore duke përfshirë edhe kryeqytetin e Pekinit, në një tjetër krizë të cilësisë së ajrit në vend. Raportet zyrtare të cilësisë së ajrit kanë kaluar edhe kufirin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Autoritetet kanë këshilluar banorët të shmangin aktivitet në natyrë dhe që fëmijët dhe të moshuarit të rrinë të mbyllur në shtëpi. Kryeqyteti i Kinës është i njohur për ndotjen kronike, aq sa jetesa aty është kthyer në një luftë për të gjetur ajër të pastër. Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka deklaruar se ka dhënë “alarmin e kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Pekin, Tienxhin, Hibej, Hënan, Shandong, Anhui dhe Xhiangsu. Shumica e dritareve rrinë të mbyllura për të mbajtur jashtë smogun dhe shumica e njerëzve dalin në qytet me maska. Ndërkohë në rajonet e veriut dhe lindjes së Kinës është dhënë për herë të parë “alarmi i kuq kombëtar”. Qendra Meteorologjike ka njoftuar se dukshmëria ka rënë nga 500 deri në 50 metra. Ajo ka kërkuar gjithashtu që të merren masa në aeroporte, rrugë dhe porte, si dhe iu ka kërkuar shoferëve që të ecin me shpejtësinë e duhur për shkak të ndotjes. Muajin e kaluar në Kinë u dha alarmi i ndotjes për 23 qytete, ndërkohë që u anuluan shumë fluturime në Pekin dhe Tienxhin. Në disa zona autoritetet urdhëruan ndalimin e ndërtimeve dhe mbylljen e shkollave.

Sicred