KRYEFAQJA » LAJME » Ndotja e papreçedent e qeseve të bukës, ja si eleminohet

Ndotja e papreçedent e qeseve të bukës, ja si eleminohet

Nuk duhet të vijojmë të ndosim mjedisin në mënyrë të pariparueshme. Apeli vjen nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Elbëlsirave dhe Brumrave. Sipërmarrësit e kësaj shoqate që përfaqësojnë më shumë se 1000 subjekte në Tiranë dhe rreth 3 mijë subjekte në të gjithë vendin i kanë kërkuar Këshillit Bashkiak të Tiranës të vendosë mospërdorimin e qeseve plastike, me të cilat shiten sot produktet dhe nënproduktet e tij, nga buka tek embëlsirat. Bashkëpunojmë me bashkinë lidhur me këtë inisiativën që ata kanë dhe jemi në fazën e pritjes së një vendimi nga këshilli bashkiak në mënyrë që qeset plastike në furrat e bukës të hiqen nga përdorimi” tha Gëzim Peshkopia, Kryetar i Shoqatës së Prodhimit të Bukës. Sipërmarrësit kanë propozuar edhe zgjidhjen graduale të këtij problemi, jo thjesht mjedisor, por edhe ekonomik, pasi shitja e qeseve plastike ka një kosto të caktuar edhe për këtë sipërmarrje. “ Do tju dhurojmë klientëve tanë qese shumë përdorimshe të cilat nuk do të jenë plastike po do jenë me përbërje tjetër jo me ndotje mjedisore por do të jenë shumë përdorimshe, si çanta,borseta të cilat do të jenë të pranueshme kundrejt çmimit në furrat e bukës. Por buka do të jetë gjithmonë me amballazhin e letrës si të gjitha produktet e tjera” theksoi më tej zoti Peshkopia. Në Tiranë shiten më shumë se 1 mijë ton bukë në ditë në të gjitha njësitë e caktuara për këtë qëllim, ndërsa hidhen në treg jo më pak se 2 milion qese plastike. Ndërsa në rang vendi janë më shumë se 3 mijë njësi shitjeve të bukës, embëlsirave dhe brumrave, përdorimi nga të cilat i qeseve plastike, krahas amballazheve të letrës përbëjnë një rrezik të ndjeshëm ndaj mjedisit dhe kontaminimit të përhershëm të tij.

Sicred