KRYEFAQJA » LAJME » Ndotja e Osumit, bashkia nis disinfektimin

Ndotja e Osumit, bashkia nis disinfektimin

I renditur nga e famshmja “ The telegraf” i dyti mes 30 qyteteve më të bukur të Europës, Berati , qytetit 2400 vjeçar i një mbi një dritareve, vuan prej vitesh, ndotjen e rëndë të një prej pasurive të çmuara të tij Lumit Osum.
Ditët e nxehta të verës së sivjetme, nxorrën sërish në pah atë që dimri fsheh disi: pasojat e ndotjes me erën e rëndë deri në rrezikun e epidemive. Shqetësimi i banorëve të Beratit, që në mënyrë të pashmangshme bie edhe në sy të vizitorëve vendas e të huaj, ka vënë në lëvizje bashkinë e cila e ka nisur dezinfektimin e ujërave të lumit Osum në të dy anët e tij, sipas një grafiku të detajuar.
Era e rëndë e ujërave të tij, të shoqëron përgjatë gjithë shëtitores nga Ura e Varur deri tek Ura e Goricës, mes lagjeve muzeale të qytetit.
Por plehrat nuk janë ndotësit e vetëm të tij. Në Osum derdhen prej vitesh edhe një pjesë e madhe e ujërave të zeza të qytetit. Zgjidhja sipas nënkryetarit të bashkisë, Bledar Blana, pritet pas zbatimit të një projekti që do t’i japë fund degradimit të lumit.
Nënkryetari Blana thotë së paralelisht me këto aksione, për të frenuar disi ritmet e ndotjes, janë angazhuar edhe policia bashkiake e inspektorë të mjedisit të cilët po ndëshkojnë me gjoba sipas ligjeve në fuqi, të gjithë autorët e kësaj masakre mbi lumin Osum.

Sicred