KRYEFAQJA » LAJME » Ndotja e mjedisit, penalizohen mbi 30 subjekte ndërtuese

Ndotja e mjedisit, penalizohen mbi 30 subjekte ndërtuese

Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gjitha subjektet ndërtimore që hedhin mbetjet inerte në venddepozitime të paliçensuara. Nga liqeni në Kodër Mëzez ku prej vitesh janë grumbulluar mbetje inerte në mënyrë të paligjshme. ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bëri të ditur se mbi 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar me gjoba dhe pezullime nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara nga bashkia. “Jemi ktu për të denoncuar të gjithë këtë veprimtari. Inspektoriati i Mjedisit sëbashku me inspektoriatin e Bashkisë kanë penalizuar mbi 30 subjekte që janë kapur në shkelje të këtij ligji, por kjo është një masë e pamjaftueshme do të vazhdojmë me masa më të ashpra duke shkuar deri në heqjen e lejes për ndërtim të këtyre subjekteve pasi nuk mund të tolerohet që mjedisi të trajtohet si mall pa zot”.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Arbian Mazniku tha që, “kjo problematikë e vjetër tashmë është e rregulluar nëpërmjet planit urbanistik dhe se të gjithë subjektet duhet të ndjekin rregullat dhe proçedurat e duhura dhe të mos i hedhin mbetjet në natyrë”. Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe inspektorët e bashkisë vijon inspektimet në të gjithë qarkun e Tiranës, për të evidentuar të gjitha pikat apo hotspotet e krijuara në vite nga puna dhe aktiviteti i pakontrolluar i subjekteve që merren me gjenerimin, transportin dhe venddepozitimin e mbetjeve inerte.

Sicred