KRYEFAQJA » LAJME » Ndotja e Bunës dhe liqenit të Shkodrës

Ndotja e Bunës dhe liqenit të Shkodrës

Ujërat e zeza janë aktualisht ndsit më të mëdhenj të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës. Mungesa e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza të qytetit të Shkodrës me 140 mijë banorë, detyron shkarkimet e këtyre ujërave në lumenjtë Drin dhe Bunë duke sjellë për pasojë një situatë të sëmurur dhe duke rritur dita ditës nivelet e sëmundshmërisë infektive. Një banor i zonës shprehet: “Ndotja është aq e tmerrshme sa ndihet një erë e tmërrshmë.” Për shkak të burimeve të shumta që mbartin, Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna janë shpallur vitet e fundit zona të mbrojtura natyrore, por kjo nuk ka ndikuar deri tani në dhënien fund të ndotjes nga derdhja e ujërave të zeza apo projektet e mbetura përgjysëm siç është bypassi i Shkodrës. Agim Dardha, drejtori i zonave te mbrojtura te qarkut Shkoder thotë se, “Ky fenomen ka vite që ekzistim. Kemi ngritur zërin disa herë por Bashkia e Shkodrës thotë se ska patur mundësi për të na ndihmuar. Shpresojmë në të ardhmen.” Specialistët e Bashkisë Shkodrës, si dhe të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve, thonë se prioritet mbetet gjetja e donacioneve për ngritjen e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza të qytetit, si mundësia e vetme kjo për të frenuar ndotjen e mëtejshme të pasurive ujore.otë

Sicred