KRYEFAQJA » LAJME » Ndotja ambientale shkakton sëmundjet malinje të gjakut

Ndotja ambientale shkakton sëmundjet malinje të gjakut

Mjekët akuzojnë faktorët ambjentalë për shtimin e përvitshëm të sëmundjeve malinje të gjakut. Sipas mjekes hematologe Adela Perolla, një qytetar që jeton pranë zonave urbane, industriale dhe atyre minerare të ndotura nga çlirimet e gazrave, është më i riskuar të preket nga sëmundjet kanceroze të gjakut se ai që jeton në zona të qeta rurale. Kjo demostrohet edhe në pavionin e hematologjisë në QSUT ku të prekurit vijnë nga 10 pikat më të ndotura të Shqipërisë.

“Faktorët e riskut që akuzohen më shumë për sëmundjet malinje të gjakut janë ndotja ambjentale. Një incidencë më e madhe haset në zonat që kanë afër industrinë e përpunimit të naftës të pasura me benzen apo ato që kanë hidrokarburet, zonat pranë minierave, si psh në Elbasan, Laç ku ka qënë Uzina e Superfosfatit, në Pogradec ku kane qënë 50 miniera, Vargu i Dibrës dhe Kukësit, si zonë minerare, Fieri dhe Lushnja si zona naftëmbajtëse. Incidencën më të madhe e ka Tirana, por kjo është relative pasi shumica kanë migruar në Tiranë. Ne zyrën e statistikave të QSUT, për shërbimin e Hematologist, të prekurit nga sëmundjet malinje të gjakut kanë si vendlindje 10 pikat më të ndodtura të shqipërisë ndërsa vendbanim Tiranën” thotë Adela Perolla.

Brenda një viti rregjistrohen rreth 200 raste të reja me sëmundje malinje të gjakut dhe incidenca shkon nga 3 deri në 5 për 100 mijë banorë. Nga këto vetëm 5% i përkasin trashëgimisë genetike. Por panvarësisht incidencës në rritje mjekët thonë se zbulimi i shpejtë dhe trajtimi i duhur ndikojnë në jetëgjatësinë e individëve pa sëmundje por për këtë nevojitet vëmendje ndaj vetevetes.

Sipas mjekes Adela Perolla “Popullata shqiptare ka ende nevojë të ndërgjegjësohet pët të bërë analiza gjaku të paktën 1 herë në 6 muaj pasi ende vihet re që marrin kontakt me mjekun kur zënë krevatin.Nga një analizë gjaku e thejshtë merren informacion masiv.” Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është e vetmja ku diagnostikohen sëmundjet malinje të gjakut, por buxheti i pamjaftueshëm ka bërë që shpesh pacientët të mbeten pa trajtimin e duhur sipas protokollit.

Sicred