KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndodh mrekullia, Gjermania fiton në minutën e fundit ndaj Suedisë
Ndodh mrekullia, Gjermania fiton në minutën e fundit ndaj Suedisë

Ndodh mrekullia, Gjermania fiton në minutën e fundit ndaj Suedisë

Kur dukej se çdo gjë po shkonte drejt barazimit, Toni Kros realizoi një goditje kompjuterike dhe Gjermania fitoi 2-1 ndaj Suedisë. Ndërsa gjermanët brohorisnin në ekstazë suedezët u zhytën në dëshpërim.

11-shi i zgjedhur nga Lëv e nisi me furi takimin, aq sa u duk se fitorja e tyre nuk do të vihej në dyshim. Por nxitimi apo rastësia para portës bëri që gjermanët të mos e gjenin rrugën e rrjetës.

Nga ana e saj Suedia duket se kish menduar për kundërsulmin. Dhe në një prej tyre Ola Toivonen kalon ekipin në avantazh.

Pjesa e dytë dukej se ishte një ndeshje për jetë a vdekje. Gjermania u përpoq shumë, derisa Reus  barazoi. Situata u vështirësua për ekipin gjerman  kur Boateng doli me karton të kuq. Por ekipi i Lëv duket se u bazua në leksionin e vjetër. “Të luftojmë deri në sekondën e fundit”. Dhe kështu ndodhi. Veterani Kros shënoi një gol që do të mbahet mend gjatë.

Tashme pritet takimi mes Meksikës dhe Suedisë si dhe Gjermanisë dhe Koresë së Jugut për të parë renditjen përfundimtare në Grupin F.

RTSH po i sjell të gjitha takimet e “Rusi 2018” pa pagesë në kanalet RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT si dhe në live stream brenda territorin shqiptar. Për të apasionuarit është edhe aplikacioni RTSH Tani në telefonat celularë.

Sicred