KRYEFAQJA » LAJME » Ndjekje penale kush rivendos tabela në rrugë

Ndjekje penale kush rivendos tabela në rrugë

Autoriteti rrugor së bashku me IKMT po vijojnë pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare. Kreu i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro u shpreh gjatë inspektimit të pastrimit të segmentit Shkozet-Plepa se çdo qytetar apo subjekt biznesi që shkel Kodin Rrugor do të ndiqet penalisht. “Dua tju bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve mos të vendosin kto që po heqim përsëri kto ose të tjerë pasi nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirmbajtjes që operojnë në të gjithë akset kombëtare”. Sipas Qendros po mbarohet puna në akset Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa, dhe po vijohet me evidentimin e situatës në akset e tjera Tiranë-Hani i Hotit; Tiranë-Vlorë; Tiranë-Kapshticë, Levan-kakavijë dhe Vlorë-Sarandë-Jorgucat. Në këto akse do të ndërhyhet në javët e ardhshme u shpreh Qendro.

Sicred