KRYEFAQJA » LAJME » Ndiqen nga policia shkaktojnë aksident
Ndiqen nga policia shkaktojnë aksident

Ndiqen nga policia shkaktojnë aksident

Policia ka ndaluar në flagrancë dy persona që në tentative për ti shpëtuar asaj kanë goditur me makinën e tyre “Tuareg” dy efektivë të policisë së Tiranës. Ngjarja përshkruhet si ajo e filmave aksion kur të rinjtë Gentian Koçi dhe Ervin Kodra, kanë shkaktuar një përplasje të shumëfishtë, tek kthesa e Burgut 313. “Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera” njofton policia. Ajo ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Ndaj të ndaluarve rëndojnë veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.

Sicred