KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ndikimi i krizës politike në investime

Ndikimi i krizës politike në investime

Vlera e investimeve për vitin 2017 në vendin tonë synohet që ti kaloje cakun prej 1 miliard euro. Projektet që presin investim janë të mëdha por sa i step apo i bën të mendohen investitorët të investojnë në Shqipëri një vend me krizë në zhvillimet politike. Sipas drejtorit të agjensisë, të zhvillimit të investimeve Gent Beqiri Shqipëria për të fituar investime ka nevojë për stabilitet politik. “Jemi në fazën e nisjes së situatës për zgjedhje dhe kjo afekton bizneset dhe normalisht në jetën politike-ekonomike tek të gjithë njerëzit reflekton atë çfarë ndodh dhe ajo drejtohet pastaj edhe në reflektimin e që bëhet në biznes për të qënë pak më në pritje le të themi në sensin pozitiv apo të rritjes së aktiviteteve” tha Gent Beqiri. Për investitorët, duhet besim në zbatimin e ligjit kjo sipas Beqirit . “Kjo situatë është në dëm të ekonomisë është një dëm politik dhe ekonomik sado i vogël apo i madh të ishte do të duhet patjetër sa më parë që të marrë një zgjidhje të hyje në binarët normal të jetës” tha më tej Beqiri. Investimet e huaja direkte në Shqipëri për vitin 2016 gati arritur gati shifrën e 1 miliard euro ndërsa biznese të reja me kapital të huaja për vitin e kaluar në vendin tonë janë hapur 1300 .

Sicred