KRYEFAQJA » LAJME » Ndihmësi ligjor Artor Ylli, në testin e vettingut

Ndihmësi ligjor Artor Ylli, në testin e vettingut

Artor Ylli, ndihmësi ligjor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, është vënë në testin e vettingut përballë trupës gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.

Raporti i sjellë nga ILDKPI lidhur me deklarimet e pasurisë së ndihmësit lligjor vlerëson se nuk ka deklarim të rremë, por se ato nuk janë të sakta.

Ylli rezulton se ka burime të ligjshme me pagë prej 1 milionë e 960 mijë lekësh por nuk ka deklaruar një transfertë prej 30 mijë dollarësh drejt Kinës si edhe llogari bankare të përdorur në vitin 2010 e krijuar për shtetasin N.M ku ka punuar si asisten avokat.

Gjithashtu raporti i ILDKPI-së tregon se ka mospërputhje të detyrimeve të tij tatimore prej 143 mijë lekësh me deklarimin e zyrës së avokatisë ku Ylli ka punuar.

Nga ana tjetër Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar konstaton se ndihmësi ligjor është i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Po ashtu shkolla e Magjistraturës e ka vlerësuar Artor Yllin me cilësi të pranueshme dhe eficient e efektiv në punë, ku rezulton i vlerësuar në fazën e parë me 64 nga 100 pikë dhe më 130 pikë nga 200 të mundshme.

Vetë subjekti ka kërkuar rikonfirmim në detyrë ndërsa vendimi për të do të jepet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datën 2 Nëntor ora 10.

Sicred