KRYEFAQJA » LAJME » Ndihma ekonomike, përplasje Basha – Rama në parlament

Ndihma ekonomike, përplasje Basha – Rama në parlament

Debati në seancën e sotme parlamentare është përqëndruar në çështjen e ndihmës ekonomike. Ka qenë kryeopozitari Lulzim Basha i cili kërkoi shpjegime për heqjen e ndihmës ekonomike për mbi 20 mijë familje, të cilët sipas tij sa herë është nevoja, për zhvillimin e zgjedhjeve, përdoren politikisht.
Zoti Basha tha se ky është një vendim kriminal i kryeministrit Rama dhe se nëse prokuroria do të ishte e pavarur, si kryeministri ashtu edhe ministri i linjës do të duhej të merreshin të pandehur jo vetëm se po kryejnë një krim ndaj këtyre familjeve, por edhe për shpërdorim detyre.
Por kryeministri Rama ka sqaruar se nga skema e ndihmës ekonomike janë hequr 19 mijë e 700 abuzues të cilët e përfitonin pa e merituar.
Kreu i qeverisë megjithatë ka sqaruar se ekziston edhe një fond i posaçëm i Bashkive ku mund të përfshihen familjet në nevojë, duke sjellë këtu edhe shembullin e Vlorës.
Seanca është shoqëruar me tension në momentin që kryeopozitari Basha i është drejtuar foltores gjatë fjalës së kreut të qeverisë. Më pas opozita ka braktisur sallën e parlamentit. Por zoti Rama u tregua i vendosur. “Ata që vegjetojnë dhe nuk punojnë nuk do të marrin kokër leku” tha ai.

Sicred