KRYEFAQJA » LAJME » “Ndëshkimi i të fortëve”, prangosen 300 persona me rrezikshmëri

“Ndëshkimi i të fortëve”, prangosen 300 persona me rrezikshmëri

Operacioni i koduar “Ndëshkimi i të Fortëve” që ka nisur në muajin shtator, ka sjellë prangosjen e 300 personave me rrezikshëmri të lartë në të gjithë vendin.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi veliu, i cili në një konferencë të posaçme për mediat, tha se janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar.

“Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni, mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta: Rreth 160 persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’ janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale. janë sekuestruar 43 armë zjarri të llojeve të ndryshme, automjete dhe një sasi e konsiderueshme parash” .

Veliu shtoi, se aksioni i dy ditëve më parë, “VOL-VO 4”, nuk është dekonspiruar.

“Operacioni i orëve të fundit ‘Vol-Vo 4” goditi anëtarët e 4 grupeve kriminale dhe pati një shtrirje në 12 qytete, pa asnjë dekonspirim, megjithë përmasat jo të zakonshme të një operacioni policor, me 1500 efektivë në terren. Për shumë grupe të tjera të skeduara tashmë në hetimet intensive prej shumë muajsh, janë në rrugë të mbarë dhe do të ketë shpejt të tjera rezultate domethënëse në këtë luftë pa kompromis”,-tha Veliu.

Numri 1 i Policisë së Shtetit, paralajmëroi se, në ditët e ardhshme Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të prezantojnë një paketë masash të forta ligjore, administrative e operacionale për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit në territor në funksion të rendit e sigurisë publike dhe një marrëdhënie të re midis Policisë dhe Komunitetit.

 

Sicred