KRYEFAQJA » LAJME » Ndeshja e parë e superligës “inagurohet” me dhunë
Ndeshja e parë e superligës "inagurohet" me dhunë

Ndeshja e parë e superligës “inagurohet” me dhunë

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme edicioni i 80-të i Superligës Shqiptare. Protagonistë ishin Skënderbeu dhe Partizani, dy prej skuadrave që kërkojnë me ngulm të jenë fituese të kampionati kombëtar të futbollit. Më shumë se goli i Muzakës i shënuar me penallti minutën e fundit dhe që i dha fitoren Skenderbeut, takimi inagural do të mbahet mend për përplasjen mes tifozerive të të dy palëve. Sipas kronikës ka qenë tifozëria e Partizanit që ka nisur të shkaktojë trazira gjatë ndeshjes. Kulmi ka arritur në minutën e 70′, kur palët filluan të godisnin me sende të forta njëra-tjetrën. Ndeshja është ndërprerë për rreth 15 minuta dhe policia ka ndaluar disa tifozë.

Sicred