KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ndërtuesit e by passe-ve të Fierit dhe Vlorës vazhdojnë protestat

Ndërtuesit e by passe-ve të Fierit dhe Vlorës vazhdojnë protestat

Qindra punëtorë të firmave nënkontraktore të cilat kanë punuar në ndërtimin e by pass-it të Fierit dhe by passit të Vlorës, me pankarta në duar kanë protestuar për të tretën herë në aksin e rrugës nacionale në hyrje të Fierit në vendin e quajtur Mbrostar, duke kërkuar që shteti të mundësojë shlyerjen e pagave të një viti e gjysmë. Protestuesit i kanë bërë sërish apel institucioneve shtetërore dhe në veçanti kryeministrit Edi Rama që të ndërhyrjë për zgjidhjen e kësaj situate për rreth 650 kryefamiljarë që nuk kanë marrë pagat. Ata theksojnë se nuk do të lejojnë që një kompani tjetër të nisi punimet nëse nuk shlyhen pagat e tyre.
Me pankarta dhe thirrje për të marrë pagat e prapambetura, punëtorët i janë drejtuar rrugës nacionale të cilën e kanë bllokuar për pak minuta në shenjë proteste.
Protestat e punëtorëve të firmave nëkontraktore nisën në momentin kur autoritetet shqiptare çelën procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre. Disa muaj më parë, autoriteti rrugor shiptar anuloi në mënyrë të njënashme kontratat e lidhura me kompaninë italiane “Serenissima Construzioni”, duke i quajtur të papranueshme shtytjet e afateve për ndërtimin e By Passit të Fierit dhe atë të Vlorës.
Pas largimit të kësaj kompanie, punimet u ndaluan duke lënë pas jo vetëm mosrealizimin në afat të këtyre veprave me ndikim të drejtëpëdrejtë në ekonominë e Qarkut të Fierit e të Vlorës, por edhe mjaft detyrime financiare të pashlyera për rreth 650 punëtorët të cilët nuk janë paguar për rreth një vit e gjysmë.

Sicred