KRYEFAQJA » LAJME » Ndërtimi i teatrit të ri kombëtar, debate në komisionet parlamentare

Ndërtimi i teatrit të ri kombëtar, debate në komisionet parlamentare

Të gjitha komisionet parlamentare janë mbizotëruar nga debati për projektligjin që i hap rrugën ndërtimit të teatrit të ri kombëtar. Deputetët e opozites fillimisht kanë bllokuar komisionin e ekonomisë, ndonëse mbledhja e këtij komisioni nuk parashikonte në rendin e ditës shqyrtimin e draftit. Deputetët demokratë akuzuan qeverinë se po ligjëron një aferë korruptive, një projekt që sipas tyre do të pastroje paratë e krimit dhe drogës. Kryetari i komisionit Erjon Braçe sqaroi se projektligji për teatrin është përcaktuar të shqyrtohet nga tre komisione të tjera të cilat janë përgjegjëse për çështjen në fjalë. Braçe këshilloi demokratët të thërrisnin në interpelancë Ministrin e Financave, duke vazhduar mes debateve miratimin në parim të projekt-ligjit që ishte në rendin e ditës, atë për sistemin e taksave vendore.

Sicred