KRYEFAQJA » LAJME » Vëndresh, ndërtohet shkolla e re

Vëndresh, ndërtohet shkolla e re

Dikur në fshatin Vëndresh, sot pjesë e bashkisë së madhe të Skraparit, arsimimi ishte një prej sektorëve më të gjallëruar të kësaj treve. Por gjatë viteve të tranzicionit migrimi i njerëzve nga këto anë për të kërkuar një jetë më të mirë, solli një braktisje masive. Në atë kohë në Vëndreshë shkolla e mesme bujqësore e natës dhe gjimnazi frekuentoheshin nga mbi 150 nxënës, ndërsa sot kur fshati numëron shumë pak shtëpi, dy djem të rinj po mbajnë shpresën gjallë. Këta janë dy mësuesit e shkollës Vendresh Mal, Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, që pas një rrugëtimi të gjatë po i kthejnë ëndrrat e vogëlueshve, në realitet. Ata kanë mundësuar ndërtimin e shkollës. Nisma e marrë që prej shtatorit të vitit 2017 e arriti qëllimin, pasi shkolla këtë fillim viti do të jetë gati në shërbim të fëmijëve të Vëndreshës. Nismës i janë bashkuar edhe perfaqesuesit e komunitetit myslyman të Tiranës të cilët kanë dhënë një kontribut të mjaftueshëm për ndërtimin e shkollës. Vëndreshë e Malit është një fshat i largët nga qendra e Skraparit , dhe prej vitesh aty ka qenë e vështirë që të realizohet procesi mësimor, si për fëmijët ashtu edhe për Mësuesit. Tashmë kjo shkollë e re çel dyert në këtë fillim viti, për fëmijët e fshatit Vëndresh Mal, me kushtet të mira të mësimdhënies.

Sicred