KRYEFAQJA » LAJME » Ndërtimi i incineratorëve, Rama sfidon Bashën
Ndërtimi i incineratorëve, Rama replikon me Bashën

Ndërtimi i incineratorëve, Rama sfidon Bashën

Një nga debatet më të forta që tërohqi vemendjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha në seancën plenare të së enjtes ishte çështja e ndërtimit të incineratorëve. Opozita e ka akuzuar vazhdimisht kohët e fundit zotin Rama se do të shpenzojë nga buxheti 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve.
Por zoti Rama reagoi sot gati në ekstrem: “Nëse janë 400 milionë euro për imiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen?! E them publikisht, ta marrin analistët e ta analizojnë, dhe po doli 400 milionë euro shuma e dedikuar për këto vepra shpëtimi të shëndetit të mjedisit të të ardhmes unë jap dorëheqjen” tha zoti Rama.
Ndërkaq përgjigjia e zoti Basha ishte mosbesuese. ” Të japësh dorëheqjen ti? Nuk pres të japësh dorëheqjen edhe pse unë do faktoj me letrat e tua. Sepse t’i njeh pushtetin me çdo kosto për Shqipërinë” tha ai.”PD nuk është lodra ime, por ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të jetë lodra jote. Ti e zhyte Shqipërinë në të keqe vetëm e vetëm për egon tënde. Hu më hu e dru më dru vazhdo shfaqjen por për temën në fjalë unë e di që nuk jep dorëheqjen” tha kreu i PD.
Debati ka vazhduar më tej me shkëmbime replikash që kanë ngjallur edhe reagime mes deputetëve të të dy krahëve në sallë.

Sicred