KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërron jetë ylli francez i rrokut Xhoni Halide

Ndërron jetë ylli francez i rrokut Xhoni Halide

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, pas një beteje me kancerin në mushkëri, ylli më i madh francez i rrokut Xhoni Halide. Këngëtari i rreth 100 milionë disqeve, ka marrë pjesë edhe në një numër filmash, gjatë karrierës së nisur në vitin 1960. Ai u dekorua si Kavalier i Legjionit të ndërit nga presidenti Zhak Shirak në vitin 1997. Francezët thjesht e thërrisnin Xhoni ynë. Megjithatë, jashtë zonës frankofoni Halide ishte virtualisht pak i njohur. Lajmin për vdekjen e tij e dha e shoqja. Halide, emri i vërtetë i të cilit ishte Zhon Filip Smet, vendosi të bëhej këngëtar pasi pa Elvis Preslin të performonte në ekran në vitin 1957. Adhuruesit e tij e quanin Prisli francez. Pas lajmit të hidhur, presidenti francez Emanuel Makron, u shpreh: “Xhoni u gdhend në jetët e francezëve., Ai na magjepsi me bujarinë që shihnim në koncertet e tij. Ishte aq epik dhe i afërt si në skenat e mëdha ashtu edhe në ato të vogla. Mes atyre që shprehën ngushëllimet e tyre ishte edhe kitaristi amerikan Leni Krevitz. Këngëtarja kanadeze Selin Dion, e quajti një legjendë të muzikës, skenës dhe ekranit.

Sicred