KRYEFAQJA » LAJME » Ndërron jetë vrasësi i vajzës që dashuronte
Ndërron jetë vrasësi i vajzës që dashuronte

Ndërron jetë vrasësi i vajzës që dashuronte

Ka ndërruar jetë Aldison Belulaj, i cili një javë më parë vrau me armë zjarri në Tiranë 21-vjeçaren Arjela Murati, vajzës që nuk ju përgjigj dashurisë së tij. 23- vjeçari, i cili pas krimit qëlloi edhe veten, po mbahej në reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e tij ka qenë vazhdimisht e kritike dhe mjekët thanë se ai mbahej në jetë nga aparaturat.
Ngjarja e një jave më parë, u cilësua si një krim pasioni. Sipas komenteve shkak i kësaj ngjarje tragjike ku humbën jetën të dy të rinjtë nga fshati Zharrëz, ishte refuzimi i vajzës për tu lidhur me bashkëfshatarin e saj. Nga procesi hetimor, u mësua se të rinjtë njiheshin që në gjimnaz ku kanë kryer edhe arsimin e mesëm. Pak ditë para ngjarjes së rëndë, kishin qenë familjarët e Arielës që i kishin kërkuar Aldison Belulajt me profesion infermier, të mos e shqetësonte me 21 vjeçaren, e cila ishte sudente në Fakultetin Juridik.

Sicred