KRYEFAQJA » LAJME » Ndërron jetë sportisti dhe biznesmeni Muhamet Malo
Ndërron jetë sportisti dhe biznesmeni Muhamet Malo

Ndërron jetë sportisti dhe biznesmeni Muhamet Malo

Ish-kampioni i mundjes dhe biznesmeni i njohur Muhamet Malo i cili vuante nga një sëmundje e rëndë është ndarë nga jeta mbrëmjen e shkuar, ishte 59 vjeç. Ai me 13 maj 1957 në Tiranë. Ishte ish-sportist i njohur, mundës në radhët e Partizanit me shumë gara të fituara. Nga viti 1982 deri në 1990 është kampion i Shqipërisë në mundjen klasike për peshën 82 kg deri në 90 kg. Ai ka qenë President i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes. Në vitin 2008 ai u emërua si President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes. Homazhet për nder të ish-kampionit dhe biznesmenit Muhamet Malo u zhvilluan sot në ambjentet e Radiotelevizionit Shqiptar.

Muhamet Malo ishte një humanist i madh dhe për këtë është nderuar me titullin “Honoris Causa”. Ai ngriti biznese të veçanta në Shqipëri. Ishte i pari që hapi një kompani bastesh sportive, Eurolloton, një kompani që tashmë vepron edhe jashtë vendit. Malo ishte i pari që ngriti një televizion, Tele Sport, që ishte tërësisht për sportin, ku për herë të parë të gjithë shqiptarët ndiqnin direkt ngjarjet më të rëndësishme sportive nga e gjithë bota. Kujtojmë emisionin e famshëm “Ethet e së premtes mbrëma”, ku falë humanizmit të tij shumë këngëtarë të rinj filluan të ngrinin ëndrrat e tyre dhe jo pak i realizuan. Malo qe i vetmi që ndërtoi një teleferik në Shqipëri, i gjithi me investimin e tij, ku afroi qytetin e Tiranës me malin e Dajtit kur ndërtoi Kompleksin Dajti Ekspres. Sot me mijëra vizitorë kanë mundësi të shijojnë gjatë gjithë vitit pamjet nga lart të kryeqytetit tonë.

Malo ka marrë edhe nderime dhe mirënjohje të tjera përveç titullit “Honoris Causa”. Për rezultatet e arritura në sportin e mundjes ka marrë çmimin “Nderi i Mundjes Shqiptare”, që ai e kishte shumë për zemër. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dha titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë në promovimin e bukurive natyrore shqiptare, nëpërmjet një investimi të denjë si ai i teleferikut Dajti Ekspres, duke ofruar një shërbim cilësor për shqiptarët dhe të huajt që vizitojnë Tiranën, si dhe për mbështetjen e financimin e shumë veprimtarive sportive dhe kulturore, kombëtare e ndërkombëtare”. Gjithashtu ai ka marrë një mirënjohje edhe nga presidenti amerikan Barack Obama, “Për arritjet gjatë jetës”.

Sicred