KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërron jetë shkrimtari amerikan Filip Roth

Ndërron jetë shkrimtari amerikan Filip Roth

Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare Filip Roth, një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë. Fituesi i çmimeve Pulitzer, Çmimit Kombëtar të Librit dhe Çmimit Ndërkombëtar të Librit humbi jetën për shkak të problemeve me zemrën. Ndër librat e tij më të njohur janë U Martova me një Komunist, Baritore Amerikane dhe Ankesa e Portonit. Roth shënoi suksesin e tij të parë më librin Mirupafshin Kolomb, një përmbledhje tregimesh të shkurtra që u publikua në vitin 1959. Një dekadë më pas, romani i tij Ankesa e Portnoit, i cili shkaktoi një sërë kritikash në lidhje me faktin se si ai kishte trajtuar seksualitetin, e bëri Roth një personazh të njohur në SHBA. Gjatë viteve të fundit, ai shkruajti një numër romash historik, mes të cilave dhe Baritorja Amerikane, me të cilën ai fitoi çmimin Pulitzer. Trashëgimia e tij konsiderohet si jashtëzakonisht e rëndësishme. Romanet e tij janë në kërkim të identitetit. Vdekja e tij i jep fund një epoke të tërë letërsie amerikane.

Sicred