KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare themeluesi i Playboy

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare themeluesi i Playboy

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Hju Hefner, themeluesi i revistës Pleiboi. Korporata Playboy Enterprises bëri të ditur se Hefner ndërroi jetë në shtëpine e tij në Los Anxheles si pasojë e shkaqeve natyrale. Në vitin 1953, Hefner filloi të prodhonte Playboyn në kuzhinën e shtëpisë së tij. Revista u bë më e blera nga meshkujt në botë, duke arritur deri në një numër tirazhi prej shtatë milionë kopjesh në muaj. Revista e Hefner bëri që lakuriqësia të respektohej në mediat tradicionale. Në edicionin e parë të saj u publikuan foto nudo të Merlin Monrosë që Hefner i kishte blerë për 200 dollarë. Hefner u bë i njohur për hedonizmin e tij. Ai u martua disa herë me modele të playboit. Pretendonte se kishte fjetur me më shumë se 1 mijë femra, ndërsa së fundmi deklaronte se ishte viagra ajo që ia mbante gjallë dëshirat seksuale.

Sicred