KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërron jetë ish-Zonja e Parë e Amerikës, Barbara Bush
Përcillet ish zonja e parë e Amerikës Barbara Bush

Ndërron jetë ish-Zonja e Parë e Amerikës, Barbara Bush

Barbara Bush, ish zonja e parë e 41-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si bashkëshorte e George W. Bush, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Ajo është e njohur pasi ishte e para grua që pa të drejtonin SHBA-të, si bashkëshorti, ashtu edhe i biri më vonë, që ishte presidenti i 43-të i Amerikës. Lajmi për vdekjen e saj u dha nga një zëdhënës për shtyp i familjes, që tha se kohët e fundit ajo kishte pasur probleme të ndryshme shëndetësore, por kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë. Barbara dhe George Bush festuan në janar përvjetorin e tyre të 73-të të martesës, duke u bërë çifti më jetëgjatë në historinë presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë çifti presidencial Trump ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish zonjës së parë Barbara Bush: “Si grua, nënë, gjyshe dhe ish-zonjë e parë, zonja Bush ishte një avokate e familjes amerikane. Zonja Bush do të mbahet mend gjatë për përkushtimin ndaj vendit e familjes, ndaj të cilave shërbeu pa u lodhur. Edhe Barack dhe Michelle Obama, gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre lidhur me znj. Bush dhe  e përshkruan atë si shkëmbi i një familjeje dedikuar shërbimit publik. Bill dhe Hillary Clinton u shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë mirënjohjen që ka treguar zonja Bush: “Barbara Bush i dha një mbështetje të madhe familjes, miqve dhe vendit të saj”.

Sicred