KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërron jetë George Michael, ishte 53 vjeç
Ndërron jetë George Michael, ishte 53 vjeç

Ndërron jetë George Michael, ishte 53 vjeç

Këngëtari i famshëm britanik George Michael ka vdekur dje në moshën 53 vjeçare. Personeli i shërbimit pohoi se ai “ka vdekur në shtëpinë e tij”. Personeli i urgjencës, tregon BBC, ka shkuar në shtëpinë e tij në orët e para të pasdites. Policia saktëson se “nuk ka rrethana të dyshimta” të lidhura me vdekjen e artistit. “Me hidhërim të madh pohojmë se djali ynë, vëllai dhe miku George ka kaluar në një jetë më të mirë në shtëpinë e tij. Familja kërkon që të respektohet privatësia në këtë çast të vështirë”, shkruhet në një lajmërim.

Michael u bë i famshëm gjatë viteve ’80 kur së bashku me Andreë Ridgeley themeloi grupin ‘Wham!’. Michael, emri i vërtetë i të cilit ishte Georgios Kyriacos Panayiotou dhe që kishte lindur në veri të Londrës, ka shitur mbi 100 milionë disqe gjatë karrierës së tij të gjatë gati 40 vjeçare.

Sicred